E themeluar në vitin 2005, Aermek Albania shpk nisi me një vizion ambicioz: të ofrojë mirëqenie dhe komoditet në çdo ambient ku njerëzit jetojnë apo punojnë. Sot, ky vizion është bërë realitet, duke e kthyer Aermek Albania në një nga kompanitë lider në fushën e kondicionimit të ajrit në Shqipëri. Jemi distributor i autorizuar i AERMEC Spa – Itali, me të drejta të plota për territorin e Shqipërisë. Kjo na mundëson të ofrojmë produkte të standardeve më të larta evropiane dhe zgjidhje të personalizuara për çdo projekt.
Ventilokonvektori me lagështues adiabatik me ultratinguj të integruar, i pari me rezervuar të lëvizshëm, rregullon temperaturën dhe lagështinë për një komfort të vazhdueshëm dhe natyral.