AERMEC D’ORO 

Një partneritet që vazhdon!

Nga pjesëmarrja në eventet ndërkombëtare të Aermec deri te projektet HVAC në Shqipëri, Aermek Albania dhe Aermec S.p.A. vazhdojnë të ndërtojnë një histori të përbashkët të bazuar në teknologji, eksperiencë dhe profesionalizëm.

Aermek Albania në Aermec d’Oro

Aermec d’Oro është eventi më i rëndësishëm i Aermec që mbledh partnerët, distributorët dhe shërbimet teknike të kompanisë në nivel ndërkombëtar, duke vlerësuar performancën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

Z. Artan SALA, themelues i  Aermek Albania mori pjesë në eventin Aermec d’Oro në Riccione, Itali. Pjesëmarrja e Aermek Albania në Aermec d’Oro është një nga momentet që pasqyron këtë marrëdhënie të gjatë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Aermec S.p.A.

Momente të tilla kanë një rëndësi të veçantë për Aermek Albania, pasi dëshmojnë një marrëdhënie që shkon përtej bashkëpunimit tregtar: një partneritet i ndërtuar ndër vite dhe i orientuar drejt së ardhmes.